Upay Albania

E gjithë financa juaj në një App

UPay i jep kuptim të ri portofolit tuaj, nga pagesat me QR tek pagesat e utiliteteve, blerjet online, pagesat me kartë, të gjitha në një vend.

Avantazhet

I vetmi portofol dixhital që ju duhet

UPay ofron një gamë veçorish unike për tregun shqiptar, duke ju dhënë mundësinë të keni një portofol dixhital për gjithçka.

Pagesa të menjëhershme

Nëpërmjet QR-Code.

Pagesa Utilitetesh.

Paguaj Shpejt.

E-Commerce

Bëj blerje online.

UPay Bonus & Partnerë

Përfitoni me çdo transaksion që kryeni.

Gjurmo transaksionet.

Historiku i veprimeve.

Karta e re Debit Card.

Apliko në app për Kartën UPay.

Me UPay paguaj kudo ku ndodhesh

Si funksionon?

Si portofoli juaj, por më i zgjuar

Ne kemi punuar për ta bërë sa më të thjeshtë dhe të dobishëm aplikacionin UPay.

Regjistrohu online

Krijoni llogarinë tuaj UPay në vetëm pak minuta, pa lëvizuar nga kolltuku juaj.

  • Nuk ju duhet një llogari bankare
  • Informacioni juaj mblidhet nga telefoni
  • Në çdo hap që mund t’ju duhet keni ndihmën e Shërbimit të Klientit të UPay
Rimbushje-Llogarie-UPay

Mbush Llogarinë

Ju mund ta mbushni llogarinë tuaj UPay në çdo pikë Unionnet-Western Union, nëpërmjet llogarisë apo çdo kartë bankare

  1. Mbi 750 agjenci Unionnet-Western Union
  2. Lidh llogarinë tënde të bankës ose rimbush me kartë
  3. Transfero fonde direkt nga llogaria UPay

Kryej pagesa

Mënyrat e pagesës me UPay janë të shumta, dhe i japin mundësi këtij shërbimi për të qenë modeli i pagesës për shumë biznese. Ju mjafton të zgjidhni dyqanin ku do të paguani!

  1. Pagesa me QR kod drejt llogarive apo partnerëve të UPay
  2. Transferta direkte nëpërmjet aplikacionit UPay
  3. Pagesa me Kartën UPay

Përfitoni bonus nga bizneset partnere

Shifrat që na prezantojnë

Me mbi 120.000 transaksione, UPay tashmë po transformon banking-un dixhital.

24/7

Ndihmë për bizneset dhe klientët

40.000+

Klientë potencial për biznesin tuaj

200+

Biznese të regjistruara

Akseso portofolin në çdo kohë dhe kudo.

  1. iOS
  2. Web App (Desktop & Tablet)
  3. Android

Njihuni me biznese të ngjashme që përdorin UPay

Gjejevete.al tashmë prej kohësh përdor UPay në disa mënyra: 1 - Si procesues pagesash online nga faqja e-commerce 2 - Për të faturuar klientët në distancë me URL link 3 - Ofron pagesa on delivery nëpërmjet korrierit, duke skanuar QR code në UPay POS të korrierit, Etj.

Gjejevete.al Platforme Shitjesh E-Commerce

Ne në Baboon Delivery i shërbejmë konsumatorit final për të porositur ushqimin përditë. Kishim vështirësi të madhe për mbledhjen e pagesave CASH nga motorristët tanë. Për të eleminuar këtë problem zgjodhëm bashkëpunimin me UPay për zgjidhjet innovative që ofron në fushën e pagesave digjitale. Tani, korrierët tanë mund të paraqiten në çdo agjenci Unionnet – Western Union për të dorëzuar paratë e mbledhura nga klientët dhe pagesat na kalojnë ne shumë shpejt. Çdo veprim finalizohet në kohë reale.

Baboon Food Delivery

Që nga prezantimi i pagesave tona me QR Kod, ne kemi vënë re një rritje konstante në pagesat e kryera më UPay. Klientët e kanë të thjeshtë të paguajnë direkt me celular, si për pakot nga jashtë ardhur me UPS, ashtu edhe për ato brenda vendit dorëzuar me Albanian Courier.

United Transport Express Courier Service

Sky Video ka filluar së fundi të pranojë pagesa me UPay. Ne kemi thjeshtuar procesin e blerjes për të gjithë, duke iu dhënë mundësinë e pagesës me celular për të gjitha blerjet në dyqan, ose online. Klientët mund të paguajnë edhe “cash” në çdo pikë Unionnet – Western Union.

Sky Video Videogames

Keni pyetje? Pyetjet e Shpeshta

UPay ofron shumë mundësi integrimi. Dëshironi të lini një takim apo të flisni?

Çfarë është UPay?

UPay është PORTOFOLI JUAJ DIXHITAL për të gjitha pagesat dhe shërbimet financiare mundësuar nga Union Financiar Tiranë. Me UPay, ju mund të kryeni në çast, mbi 100 shërbime direkt nga celulari: Pagesat e Utiliteteve, Blerje Online, Transfertat e Parave në llogari UPay dhe me Western Union, Pagesa me QR Kod, e shumë të tjera.  

Për çfarë shërben UPay?

Me UPay fare lehtësisht ju mund të kryeni mbi 50 pagesa të ndryshme në kohë reale si: pagesa të faturave të energjisë elektrike OSHEE/FSHU, pagesa të faturave të Ujit të më shumë se 22 Bashkive, abonime dhe riabonime TV dhe Internet, Rimbushje dhe Aktivizim paketash të kompanive celulare, pagesa të telefonit fiks, pagesa e Gjobës së Policisë Rrugore si dhe Policisë Bashkiake, pagesa të Taksave dhe Detyrimeve Vendore, pagesa të kopshteve dhe çerdheve, pagesa të kësteve të Mikrokredive si dhe shumë shërbime të tjera.

Si të krijoj një llogari në UPay?

 

Krijimi i llogarisë në UPay është mjaft i thjeshtë. Mjafton të shkarkoni aplikacionin UPay Albania në telefonin tuaj nga App Store, Play Store ose në web dhe të plotësoni të dhënat që ju kërkohen. Për t’u informuar më shumë në lidhje me hapat të cilat duhen ndjekur, lutemi të klikoni këtu.
Si mund ta përfitoj bonusin e regjistrimit?

Bonusin e regjistrimit e përfitojnë të gjithë përdoruesit e rinj të aplikacionit UPay. Për këtë ju duhet të regjistroheni në UPay dhe të aktivizoni llogarinë tuaj. Me aktivizimin e llogarisë suaj UPay, 300 lekë do të kalojnë direkt në shumën e Bonusit në llogarinë tuaj. 

Si mund të përfitoj Bonus në UPay?

Përveç bonusit të regjistrimit, ju do të përfitoni Bonus për çdo pagesë që ju kryeni me UPay, si: Pagesat e Utiliteteve, Pagesat me Kartën UPay, Pagesat me UPay në bizneset partnere të UPay, Pagesat me QR Kod, etj. 

Si mund ta përdor Bonusin?

Çdo bonus që ju përfitoni nga aktivizimi i llogarisë suaj dhe veprimet me UPay do të akumulohet deri në vlerën 500 lekë dhe më pas do t’i shtohet balancës së llogarisë suaj për t’u përdorur për pagesa me UPay. Ju mund të ndiqni progresin e akumulimit në aplikacion.

A përfitoj ulje për pagesat me UPay?

Po, të gjitha bizneset partnere të UPay ofrojnë ulje për blerjet me UPay. Vlera që ju përfitoni si ulje për blerjet me UPay është një përfitim i shtuar për të gjithë përdoruesit e UPay, bashkë me Bonusin që gjithashtu përfitohet edhe për këto pagesa.

Si mund ta përfitoj Kartën UPay?

Ju mund të aplikoni direkt në aplikacion për të marrë Kartën tuaj UPay. Thjesht shtypni butonin “Karta” në header dhe ndiqni hapat. Karta do t’ju dërgohet me postë në adresën e dhënë prej jush brenda pak ditesh.

Ju mund ta aktivizoni Karten UPay direkt në aplikacion ku do të merrni edhe PIN-in. Në aplikacion, ju gjithashtu do të mund ta bllokoni Kartën tuaj UPay në rast vedhje apo humbje.

Ku mund ta përdor Kartën UPay?

Kartën UPay mund ta përdorni për çdo pagesë, si çdo kartë tjetër debiti Master Card.

-Blerje në çdo dyqan apo njësi shërbimi ku shikoni logon Master Card

-Blerje Online në çdo faqe web që pranon blerje me kartë Mastercard

-Mjet pagese që prindi ia vë në dispozicion fëmijës/studentit brenda dhe jashtë Shqipërisë

-Mund të përdoret edhe pa patur një llogari bankare

-Integrim i thjeshtë me Google Pay

Çfarë përfitoj me përdorimin e Kartës UPay?

Karta UPay ju ofron të gjitha lehtësirat dhe avantazhet e një karte debiti Master Card.

-Thjeshtësi dhe shpejtësi në çdo veprim kudo në Shqipëri dhe jashtë vendit.

-Lehtësi që në momentin e parë me procesin e regjistrimit dhe aktivizimit online

-Siguri dhe mbrojtje maksimale në çdo transaksion sipas të gjitha standardeve që ofron Mastercard

-BONUS për çdo veprim

-Njoftim të menjëhershëm për çdo veprim

-Kontroll i shpenzimeve duke ju dhënë mundësinë të monitoroni më lehtë financat tuaja

-Mund të përdoret edhe pa patur një llogari bankare

-Integrim i thjeshtë me Google Pay

Si mund ta rimbush Kartën UPay?
Karta UPay rimbushet në të gjitha mënyrat e rimbushjes së aplikacionit UPay: CASH në çdo agjenci Unionnet – Western Union; me transfertë të menjëhershme nga llogari në Union Bank, ose me transfertë bankare nga llogari bankare në bankat e nivelit të dytë.

Akoma keni pyetje?

Kujdesi ndaj Klientit në UPay është këtu për çdo pyetje që mund të keni.

Koha për të fuqizuar portofolin tënd

Çfarë po pret?!