Paguaj në çast
në çdo orë të ditës / çdo ditë të javës!




Regjistrohu     Hyr në llogari



UPay është aplikacioni i ri i pagesave online zhvilluar nga Union Financiar Tiranë që ju jep mundësinë e kryerjes së pagesave të shpejta e të sigurta direkt nga celulari, apo kompjuteri juaj.

Me UPay, ju mund të kryeni online: Pagesën e Faturave te OSHEE, Ujit, Internetit, Telefonit; Gjobat e Makinës dhe shumë pagesa të tjera.



Si të kryej pagesa online?

Të përdorësh UPay është shumë e thjeshtë. Nëse nuk keni një llogari, mjafton të regjistroheni dhe në vetëm 3 hapa, ju mund të kryeni menjëherë pagesat që dëshironi.

1.Regjistrohu

Vizitoni linkun, ose shkarkoni aplikacionin UPay në celularin tuaj për t’u regjistruar.

Mjafton të plotësoni të dhënat personale, vendosni numrin tuaj të celularit dhe një kopje të dokumentit të identifikimit për të hapur llogarinë tuaj në UPay.al

2. Aktivizo Llogarinë

Pasi të keni përfunduar regjistrimin online, për të aktivizuar llogarinë tuaj do t’ju duhet të verifikoni identitetin tuaj në një agjenci Unionnet - Western Union me Kartë Identiteti, ose Pasaportë.

Në agjencitë Unionnet - Western Union, ju gjithashtu do të mund të depozitoni shumën që dëshironi (në Lekë) në llogarinë tuaj. Fondet tuaja do të përdoren për kryerjen e pagesave të shërbimeve që ju do të zgjidhni në UPay.al

3.Kryej Pagesat Online

Tani, ju mund të kryeni online pagesat për shërbimet që ofrohen në UPay.al. Pagesat kryhen direkt në sistem në çdo moment, e kudo ku ju ndodheni.

Shkarko aplikacionin tani direkt në celularin tuaj dhe hyr në botën e UPay.




Shërbimet që mund të paguani