Kontaktoni në Qendrën e Shërbimit të Klientit të Union Financiar Tiranë

Telefon: +355 42 234 979
E-mail: [email protected]
Web: www.upay.al


Pyetje të Shpeshta

UPay është PORTOFOLI JUAJ DIXHITAL për të gjitha pagesat dhe shërbimet financiare e cila mundësohet nga Union Financiar Tiranë.
Me UPay fare lehtësisht ju mund të kryeni mbi 50 pagesa të ndryshme në kohë reale si: pagesa të faturave të energjisë elektrike OSHEE/FSHU, pagesa të faturave të Ujit të më shumë se 22 Bashkive, abonime dhe riabonime TV dhe Internet, Rimbushje dhe Aktivizim paketash të kompanive celulare, pagesa të telefonit fiks, pagesa e Gjobës së Policisë Rrugore si dhe Policisë Bashkiake, pagesa të Taksave dhe Detyrimeve Vendore, pagesa të kopshteve dhe çerdheve, pagesa të kësteve të Mikrokredive si dhe shumë shërbime të tjera.
Krijimi i llogarisë në UPay është mjaft i thjeshtë. Mjafton të shkarkoni aplikacionin UPay Albania në telefonin tuaj nga App Store, Play Store ose në web dhe të plotësoni të dhënat që ju kërkohen. Për t’u informuar më shumë në lidhje me hapat të cilat duhen ndjekur, lutemi të klikoni këtu.
Ju mund të rimbushni llogarinë UPay me para Cash në mbi 600 agjenci Unionnet – Western Union në të gjithë Shqipërinë, ose duke kredituar llogarinë tuaj UPay direkt nga llogaria juaj bankare. Për të gjetur agjencinë më të afërt, lutemi të klikoni këtu.
Për çdo pagesë të kryer në UPay ju do të informoheni automatikisht me anë të Mandatit Elektronik në adresën tuaj të e-mailit që pagesa është kryer. Gjithashtu ju mund të kontrolloni menjëherë historikun për pagesën ose pagesat e kryera.
Po, nëse je përdorues i UPay, fare lehtësisht ju mund të transferoni para nga njëra llogari UPay në tjetrën. Transfertat e parave nuk kanë asnjë tarifë apo komision shtesë.
Po, ju mund të kryeni tërheqjen e parave nga llogaria juaj UPay në çdo agjenci Unionnet – Western Union, brenda territorit të Shqipërisë.
Për çdo problem / informacion në lidhje me llogarinë tuaj në UPay, jeni të lutur të na kontaktoni nëpërmjet shërbimit të klientit në numrin e telefonit +355 4 22 34 979 ose + 0 800 4455 (pa pagesë) dhe në adresën elektronike: [email protected]